Artan Hoxha: Grupet e mëdha kriminale kanë zbarkuar në Sarandë, po investojnë në apartamente, hotele dhe ndërtime
Gazetari investigativ Artan Hoxha, gjatë intervistës me gazetarin Flamur Vezaj, ka analizuar situatën kriminale në Sarandë, duke deklaruar se qyteti është kthyer në një zonë tërheqëse për grupet e fuqishme të krimit të organizuar. Sipas Hoxhës, zhvillimi i turizmit, rritja e çmimeve të pronave dhe investimet strategjike kanë bërë që Saranda të tërheqë jo vetëm biznesmenë të ligjshëm, por edhe persona të lidhur me botën e krimit. “Saranda është bërë një zonë shumë joshëse. Me rritjen e investimeve, të planeve zhvillimore dhe ardhjen e investitorëve strategjikë, aty janë sulur edhe grupet kriminale”, deklaroi Hoxha. Ai shpjegoi se mënyra e veprimit të këtyre grupeve ka ndryshuar me kalimin e kohës. Fillimisht, sipas tij, ata kanë blerë lokale dhe apartamente, më pas hotele, ndërsa sot janë shndërruar...
Burimi:
ntv.al