Arrestohet në Shqipëri i dyshuari për atentatin me armë në Ibiza
Garda Civile ka arrestuar në Shqipëri një person të dyshuar për atentatin me armë të ndodhur më 21 qershor 2024 në Sant Josep de Sa Talaia, në ishullin Ibiza të Spanjës. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje, pasi dyshohet se hapi zjarr disa herë ndaj një burri, duke e plagosur rëndë në një ngjarje që lidhet me një konflikt mes personave të përfshirë në trafikun e drogës. Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja u zbulua pasi një automjet la të plagosurin në hyrje të Spitalit Can Misses dhe u largua menjëherë nga vendi. Viktima kishte marrë dy plagë nga arma e zjarrit dhe, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, u transportua me urgjencë në Spitalin Universitar Son Espases në Majorka, ku iu nënshtrua ndërhyrjes...
Burimi:
gijotina.com