Arrestohet në Dubai kryetrafikanti shqiptar, vizita e familjarëve për Krishtlindje ‘fundosi’ 39-vjeçarin
DUBAI-Forcat e policisë së Emirateve të Bashkuara Arabe arrestuan një shtetas shqiptar 39-vjeçar në arrati, i kërkuar që nga viti 2019 dhe i përfshirë në një rrjet të rëndësishëm ndërkombëtar të trafikut të drogës. Mediat e huaja raportojnë se shqiptari është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Sipas hetimeve, 39-vjeçari identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ishte kreu i një rrjeti kriminal me bazë operative në rajonin e Venetos. Organizata merrej me importimin e kokainës dhe marijuanës nga Holanda dhe Shqipëria, të cilat shpërndaheshin më pas në Venecia dhe në disa qytete të tjera të provincës, përfshirë Mestre, Scorzè, Noventa di Piave dhe Jesolo. Shqiptari rezultonte gjithashtu përgjegjës për menaxhimin e kanaleve ndërkombëtare të furnizimit me lëndë narkotike, duke përdorur një strukturë të organizuar...
Burimi:
zeri.ai