Arrestohet i riu në Kuçovë/ Mbante thikë me vete, ja çfarë deklaroi para uniformave blu 22-vjeçari (EMRI)

Arrestohet i riu në Kuçovë/ Mbante thikë me vete, ja çfarë deklaroi para uniformave blu 22-vjeçari (EMRI)

Komisariati i Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me Strukturën Operacionale të DVP Berat, arrestoi në flagrancë 22-vjeçarin Alvaro Saraçi, banues në Lushnjë, pasi u kap duke mbajtur pa leje një armë të ftohtë. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin po qarkullonte, policia gjeti dhe sekuestroi një thikë. Burime bëjnë me dije se i riu ka deklaruar para uniformave blu se thika i ishte dhuruar dhe se e kishte “harruar” në çantë. Ndaj 22-vjeçarit nisi procedimi për veprën penale “Prodhimi, mbajtja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.