Arrestohen në Durrës dy persona me rrezikshmëri të lartë, ishin në kërkim nga autoritetet maqedonase

Arrestohen në Durrës dy persona me rrezikshmëri të lartë, ishin në kërkim nga autoritetet maqedonase

Dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore janë arrestuar në Durrës gjatë një operacioni ndërkombëtar të policisë, pasi ishin shpallur në kërkim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për një sërë veprash të rënda penale. Operacioni i koduar “Fury” u finalizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Departamentit të Policisë Kriminale në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Durrësit dhe partnerët ndërkombëtarë. Në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet M. Xh., 26 vjeç, i lindur në Shkup, dhe S. N., 34 vjeç, i lindur në Norvegji. Për të dy, INTERPOL kishte lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare për akuza që lidhen me vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale në territorin e Maqedonisë së Veriut. Gjatë kontrollit, policia u ka gjetur të arrestuarve...