Arratisje spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Arratisje spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Autoritetet australiane vijojnë kërkimet për shqiptarin Orijol Rukaj, i cili u arratis në mënyrë spektakolare gjatë pjesëmarrjes në funeralin e vëllait të tij në Melburn dhe prej më shumë se gjashtë javësh nuk ka asnjë gjurmë të tij. Sipas policisë, 47-vjeçari, i cili ndodhej në paraburgim për akuza të rënda që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike, ishte lejuar të merrte pjesë në ceremoninë mortore të zhvilluar në një varrezë të Melburnit, ku morën pjesë gjithashtu rreth 300 persona. Rukaj ishte shoqëruar në ceremoni nga punonjës të sistemit korrektues dhe madje kishte marrë pjesë edhe si mbajtës i arkivolit. Megjithatë, pas përfundimit të ceremonisë, autoritetet kuptuan se ai nuk ndodhej më në vendngjarje. Fugitive Squad detectives have released new CCTV as part of the ongoing...