Aplikimet në universitete, maturantët në pritje të notave, ja kur hapet portali i e-Albanias
Maturantët kanë mbyllur provimet kombëtare dhe janë në pritje të shpalljes së të gjithë notave. Ndërsa Rrjeti Akademik Shqiptar, siç do vit, po bën gati portalin U-Albania për të gjithë të rinjtë që synojnë të studiojnë në universitetet shqiptare. Drejtori Arjan Xhelaj tregon pas datës 3 korrik portali do të jetë i hapur ku fillimisht të rinjtë do të verifikojnë të dhënat e tyre personale. Pas përfundimit të procesit të ankimit të notave të maturës shtetërore dhe hedhjen së plotë të të dhënave më 27 korrik, dhe për 6 ditë më radhë, të rinjtë do të plotësojnë formularin A2. Kudo ku ndodhen, në shtëpi, më pushime apo edhe jashtë vendit, mjafton të kenë internet dhe mund të përzgjedhin 10 preferencat e tyre për studimet e...
Burimi:
sot.com.al