Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla
Apeli i GJKKO ka konfirmuar këtë të hënë, dënimin me 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. Memolla u shpall fajtor dhe u dënua nga Gjykata e Posaçme me 1 vit burg, vendim të cilin kryebashkiaku socialist e kishte ankimuar në Apel. Tashmë që Apeli ka konfirmuar dënimin pritet që SPAK të përgatisë urdhrin e ekzekutimit për të dërguar kryebashkiakun në qeli. Sakaq, nga ky moment bashkia e Rrogozhinës do të ngelet pa kryetar dhe sipas rregullit duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Po ashtu Memollës do t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite. Hetimet për çështjen nisën pas publikimit në media të një audio-përgjimi bërë në prag të...
Burimi:
gijotina.com