Apeli i GJKKO shpall vendimin për inceneratorin e Tiranës, rikthen Lefter Kokën në burg
Apeli i GJKKO shpall vendimin për inceneratorin e Tiranës, duke rikthyer Lefter Kokën në burg. Lefter Kokës i kanë mbetur edhe 6 muaj burg. Pati ndryshim vendimi për Jetmir Llapajn që u deklarua fajtor për ‘shpërdorim detyre’ në bashkëpunim, me 8 muaj si përfundim. Sakaq i hiqet e drejta për funksion publik për 5 vjet. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se GJKKO la në fuqi vendimin e shkallës së parë për Erjon Murataj; Namik Simixhiu; Bledar Karoli; Taulant Tusha; Valbona Ballgjini dhe Sidita Kopliku. Vendimi: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi (kryesuese), Nertina Kosova (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më 14.05.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 6/71...
Burimi:
top-channel.tv