Apartamente, vila, makina dhe llogari bankare, sekuestrohen pasuritë e grupit të Eridan Guerrero në Vlorë, mes të cilëve edhe një grua

Apartamente, vila, makina dhe llogari bankare, sekuestrohen pasuritë e grupit të Eridan Guerrero në Vlorë, mes të cilëve edhe një grua

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për konfiskimin e pasurive të një organizate kriminale të trafikut të ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sipas vendimit, bëhet fjalë për pasuritë e shtetasve Eridan Munoz Guerreo, Deljana Nebiu, Sokol Çamer, Julian Veliu, Lenkos Nebiu dhe të tjerë. Mësohet se gjykata urdhëroi kalimin në favor të shtetit të një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme, mes të cilave apartamente, njësi shërbimi, banesa, troje, automjete, një rimorkio dhe disa llogari bankare. Në listën e pasurive të konfiskuara përfshihen: Tre apartamente në pronësi të Deljana Nebiut në Vlorë, të blera në vitin 2015;Një njësi shërbimi e përfituar nga Deljana Nebiu në bazë të një kontrate porosie me shoqërinë “Bushgjokaj”; Një apartament...