Apartamente dhe garazhe, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për drogë

Apartamente dhe garazhe, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për drogë

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dy apartamente dhe një garazh të shtetasit A.A., i dënuar me 10 vite burg për trafik të lëndëve narkotike. Nga hetimi pasuror rezultoi se të ardhurat e ligjshme të këtij shtetasi dhe familjarëve të tij nuk justifikojnë investimet e kryera në këto prona. Prokuroria kërkoi dhe gjykata vendosi sekuestrimin e pasurive, të cilat dyshohet se janë krijuar nga trafiku i lëndëve narkotike. a. Pasuria e paluajtshme e llojit “Apartament” 1+1, me sipërfaqe 66.33 m², si dhe verandën me sipërfaqe 44 m², në kompleksin multifunksional në Rrugën “Xhanfize Keko”; dheb. Pasuria e paluajtshme e llojit apartament 2+1, me sipërfaqe 87.9 m² dhe garazhin me sipërfaqe 16 m², në katin -2, në kompleksin multifunksional që po ndërtohet në Rrugën “Kahreman Ylli”. Njoftimi...