Antibiotiku pa recetë, një “krim” i heshtur ndaj shëndetit publik
E marrim për një dhimbje fyti, temperaturë apo virozë, shpesh pa kryer asnjë analizë. Farmacia e shet, pacienti e përdor dhe institucionet heshtin. Por çmimi i vërtetë mund të paguhet kur antibiotiku të mos bëjë më efekt. Në Shqipëri, antibiotiku shpesh trajtohet si një ilaç i zakonshëm: kërkohet në farmaci, blihet pa diagnozë të qartë dhe përdoret sipas këshillave të miqve, të afërmve apo një trajtimi të vjetër. Por antibiotiku nuk është një qetësues dhe as një ilaç për çdo temperaturë. Ai vepron kundër infeksioneve bakteriale, jo kundër virozave, gripit apo ftohjes së zakonshme. Përdorimi i tij pa nevojë nuk e forcon organizmin, por u mëson baktereve si t’i mbijetojnë ilaçit. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi në vitin 2025 se një në gjashtë infeksione bakteriale...
Burimi:
ntv.al