Anëtarët e shoqatës “Pëllumbat e postës” protestë në Fier: Po na pengohet të marrim pjesë në ndërkombëtare jashtë vendit
Dhjetëra anëtarë të shoqatës “Pëllumbat e postës 2003” kanë zhvilluar një protestë ditën e sotme në Fier, duke ngritur shqetësimin se po pengohen të marrin pjesë në garat ndërkombëtare jashtë vendit. Sipas përfaqësuesve të kësaj shoqate, shkak është bërë një shkresë zyrtare e dërguar nga KOKSH drejt doganave, ku pretendohet se anëtarët e kësaj shoqate nuk lejohen të zhvillojnë aktivitete ndërkombëtare pa u regjistruar pranë federatës përkatëse. Ata pohuan se janë një shoqatë e njohur ndërkombëtarisht, e organizuar prej vitesh dhe pjesëmarrëse në gara kombëtare e ndërkombëtare në Ballkan dhe në vende të ndryshme të Europës dhe se sportistët udhëtojnë rregullisht me automjete e kafaze të pëllumbave drejt vendeve ku zhvillohen aktivitetet dhe më pas rikthehen normalisht në Shqipëri pa u penguar nga askush deri...
Burimi:
top-channel.tv