Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Amnistia penale/ Lamallari jep lajmin: Kategoritë që përfitojnë, ja sa do të lirohen menjëherë…
Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka njoftuar nismën e Qeverisë shqiptare për miratimin e një amnistie penale. Përmes një video-mesazhi, ministri Lamallari thekson se ky akt ligjor ky i bazuar te humanizmi, drejtësia sociale dhe standardet evropiane të drejtësisë. Lamallari zbulon edhe detaje nga kategoritë që përfitojnë dhe numri. Konkretisht, rreth 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe rreth 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Amnistia do të përfshijë të mitur, gra dhe persona të dënuar për vepra me rrezikshmëri të ulët shoqërore, ndërsa bëhet me dije se nga kjo amnisti nuk mund të përfitojnë ata që kanë kryer krime të rënda, korrupsion apo vepra me rrezikshmëri të lartë shoqërore. "Kjo amnisti nuk është falje e shkeljes së ligjit, por një shans...