Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Administrata Trump ndërmori të enjten hapa për të kufizuar kohëzgjatjen e vizave për studentët e huaj, vizitorët e programeve të shkëmbimit kulturor dhe gazetarët. Rregullorja përfundimtare nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare, DHS përcakton një afat kohor fiks për vizat e kategorisë F (për studentët ndërkombëtarë), vizat e kategorisë J (që u lejojnë vizitorëve në programe shkëmbimi kulturor të punojnë në SHBA) dhe vizat e kategorisë I (për përfaqësuesit e medias). Aktualisht, këto viza janë të vlefshme për gjithë kohëzgjatjen e programit ose të punësimit në SHBA. Vendimi hyn në fuqi 60 ditë pas publikimit në Regjistrin Federal. David J. Bier, drejtor i studimeve për imigracionin në Institutin Cato, tha se nuk kishte bazë ligjore për kufizimet lidhur me studimet dhe transferimet në rregulloret e reja....
Burimi:
argjiroja.net