Ambasadori i OSBE, Tarran: Mbi 1 muaj në shesh dhe s’ka patur incidente, jam i gëzuar që në Shqipëri ka protesta…
Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, deklaroi se protestat qytetare janë një element normal i demokracisë, ndërsa sfida kryesore për politikën shqiptare mbetet ndërtimi i një dialogu konstruktiv mes palëve. Tarran vlerësoi faktin se protestat në Shqipëri zhvillohen kryesisht në mënyrë paqësore, duke respektuar të drejtën e qytetarëve për t’u shprehur. “Protestat janë një aspekt normal i jetës demokratike dhe gëzohem që Shqipëria është bërë një vend ku protesta të tilla organizohen në mënyrë shumë qytetare dhe paqësore. Ka pasur disa incidente, por në përgjithësi, pas më shumë se një muaji, nuk ka pasur incidente të rënda”, u shpreh ambasadori. Duke komentuar klimën politike në vend, ai u ndal edhe te niveli i lartë i polarizimit, duke theksuar se ekzistenca e forcave...
Burimi:
sot.com.al