Altin Goxhaj kallëzon në SPAK Drejtorin e Policisë, Skënder Hitën: Po përndjek qytetarët për bindjet e tyre

Altin Goxhaj kallëzon në SPAK Drejtorin e Policisë, Skënder Hitën: Po përndjek qytetarët për bindjet e tyre

Avokati Altin Goxhaj ka njoftuar se do të depozitojë një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, duke e akuzuar për shpërdorim detyre dhe përndjekje të paligjshme të qytetarëve. Në një njoftim publik, Goxhaj pretendon se veprimet e Policisë pas identifikimit të mijëra llogarive në rrjetet sociale, të cilat kishin publikuar vlerësime negative ndaj bizneseve, nuk mbështeten në një bazë të qartë ligjore dhe cenojnë lirinë e shprehjes. Sipas draft-kallëzimit, Hita ka deklaruar publikisht se Policia kishte identifikuar mbi 10 mijë llogari në rrjetet sociale dhe kishte ngritur një grup hetimor për verifikimin e aktivitetit të tyre. Goxhaj ngre pikëpyetje mbi bazën ligjore të këtij procesi, duke theksuar se nuk është bërë publik asnjë procedim...