Alarm nga inspektimet: Spitale të amortizuara dhe mbetje nëpër korridore

Alarm nga inspektimet: Spitale të amortizuara dhe mbetje nëpër korridore

Alarm nga inspektimet: Spitale të amortizuara dhe mbetje nëpër korridore Në raportet zyrtare quhen “mangësi infrastrukturore”. Në praktikë, inspektimet gjetën mbetje biologjike në korridore, qendra shëndetësore pa ujë të rrjedhshëm, urgjenca jo funksionale dhe spitale me lagështi e pajisje të amortizuara. Raporti i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor për vitin 2025 zbulon një sistem që në shumë raste lufton ende me standardet më bazike të sigurisë dhe higjienës. Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) ka nxjerrë në pah një panoramë shqetësuese të gjendjes në spitalet dhe institucionet e kujdesit shëndetësor parësor në Shqipëri. Nga mungesa e higjienës dhe infrastruktura e amortizuar, deri tek menaxhimi i rrezikshëm i mbetjeve spitalore dhe mungesa e dokumentacionit ligjor, raporti i ISHSH ngre alarmin mbi një sistem që në shumë raste funksionon jashtë standardeve...