Aktivizohen dy vatra zjarri në Krujë, ndërhyjnë zjarrfikësit për vënien nën kontroll të flakëve

Aktivizohen dy vatra zjarri në Krujë, ndërhyjnë zjarrfikësit për vënien nën kontroll të flakëve

Dy vatra zjarri janë shfaqur në zonën e Borizanë dhe në fshatin Qerekë të Krujës. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë ferra dhe shkurre, ndërsa në Qerekë zjarri ka prekur edhe varrezat e fshatit. Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të Krujë, të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të situatës dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të flakëve. Burime bëjnë me dije se zjarret dyshohet të jenë shkaktuar nga pakujdesia, por edhe nga djegia e qëllimshme për pastrimin e zonave.