Aktivisti me akuza për organizatorët në protestë: Pse po e sulmoni SPAK-un, mos vallë ata pas jush kanë dosje?!
Protestat e qytetarëve kanë hyrë në ditën e 48-të të tyre. “Revolucioni Flamingo”, ashtu sikurse u pagëzua që në fillimet e tij, vijon të mbajë në qendër të kërkesave dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, ndërsa protestat vazhdojnë të zhvillohen, nuk kanë munguar as debatet dhe përplasjet mes vetë figurave që i mbështesin apo i ndjekin nga afër. Së fundmi ka reaguar sërish aktivisti Taulant Muka, i cili ashtu si edhe më herët, ka kritikuar ata që ai i cilëson si “çeta e mikrofonit”. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Muka ka vënë në pikëpyetje jo vetëm mënyrën se si organizohet protesta dhe mesazhet që përcillen nga folësit në podium, por edhe qasjen e tyre ndaj institucioneve të drejtësisë. Sipas tij retorika e përdorur në...
Burimi:
ntv.al