Aktet e PD gjatë marshimit, ministrja Koçiu: Sulm ndaj stabilitetit të vendit! Sali Berisha po merr peng Shqipërinë
Ministrja e Brendshme në detyrë, Albana Koçiu ka reaguar sërish pas akteve të dhunës në protestën e sotme të Berishës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu e ka cilësuar protestën e Berishës një sulm të hapur ndaj stabilitetit të vendit. Teksa ka paralajmëruar agresorët për një përgjigje të fortë, Koçiu ka thënë gjithashtu se sulmi në vilën e Enver Hoxhës, ku kishte edhe njerëz brenda, tregon degradimin e plotë të lëvizjes së Berishës. Postimi i plotë U vërtetua se objektivi i vërtetë i kësaj dhune është dëmtimi i drejtpërdrejtë i ekonomisë shqiptare, sabotimi i turizmit dhe përpjekja për të nxirë me çdo kusht imazhin e Shqipërisë në sytë e botës, pikërisht në momentin tonë më të mirë. Maskat ranë përfundimisht. Sot u shfaq hapur...
Burimi:
kohajone.com