Aksioni i SPAK dhe Anti-Mafias së Barit ndaj grupit të Igli Kamberit, reagon Eurojust: Ekipi i përbashkët arrestoi 12 persona, u sekuestruan rreth 1 milion euro
Eurojust ka reaguar pas operacionit të SPAK në bashkëpunim me Drejtorinë Anti-Mafia të Barit, ku u godit një grup i strukturuar kriminal të përfshirë në vrasje, pastrim parash dhe trafikim ndërkombëtar droge, të drejtuar nga Igli Kamberi. Sipas Eurojust, aksioni i SPAK dhe autoriteteve italiane çoi në arrestimin e 12 personave si dhe lëshimin e urdhërarresteve për 3 të tjerë. Hetimi që nisi me zbulimin e misterit të vrasjes së berberit italian 26-vjeçar, Francesco Diviesti, u krye me anë të një ekipi të përbashkët (JIT) mes SPAK dhe Drejtorisë Anti-Mafia të Barit. Gjatë hetimit u zbulua edhe grupi kriminal që merrej me pastrim parash nga Italia në Itali si dhe me trafikim ndërkombëtar droge. Grupi rezultoi të ishte më bazë në Tiranë. Njoftimi i plotë...
Burimi:
top-channel.tv