Aksion i befasishëm në burgje/ Sekuestrohen telefona dhe mjete prerëse
Drejtoria e Përgjitshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me një aksion të regjistruar këtë të shtunë në IEVP Fier, Vlorë dhe Peqin. Në njoftim bëhet me dije se kontrollet u zhvilluan me fokus evidentimin dhe goditjen e sendeve të ndaluara brenda institucioneve. Mësohet se gjatë kontrolleve u sekuestruan mjete komunikimi, mjete prerëse të improvizuara, si dhe sende të tjera të palejuara dhe të tepërta. Sipas Drejtorisë së Burgjeve toleranca ndaj shkeljeve është zero dhe se do të vijojnë kontrolle edhe në IEVP-të e tjera. Njoftimi i policisë: “Në vijim të masave për forcimin e sigurisë dhe disiplinës në institucionet penitenciare, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z.Adriatik Kupi, së bashku me Drejtorin e Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, drejtuan sot, më datë 09.05.2026,...
Burimi:
ntv.al