Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, gjykata e Elbasanit lë në burg regjisorin Petri Bozo

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, gjykata e Elbasanit lë në burg regjisorin Petri Bozo

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Petri Bozon. Regjisori Petri Bozo përplasi për vdekje me automjet një 7-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd” në fshatin Mengël, pranë shkollës 9-vjeçare “Sulejman Rranci”, I mituri ishte me nënë e cila kishte dërguar vajzën në shkollë. Fatkeqësisht 7-vjeçari u përplas nga automjeti dhe për pasojë humbi jetën.