Aksidenti tragjik në Durrës/ “Nuk është fajtor vetëm shoferi”, Beçi reagon ashper:  Pushteti vendor dhe policia…

Aksidenti tragjik në Durrës/ “Nuk është fajtor vetëm shoferi”, Beçi reagon ashper: Pushteti vendor dhe policia…

Ish-prokurori Eugen Beçi ka komentuar aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe u plagos një tjetër, duke theksuar se përgjegjësia nuk mund të kufizohet vetëm te drejtuesi i mjetit. Në “Kjo Javë”, Beçi u shpreh se megjithëse faji kryesor i ngjarjes bie mbi shoferin që drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe me shpejtësi mbi normat e lejuara, ekzistojnë edhe faktorë të tjerë që duhet të hetohen. Sipas tij, duhet vlerësuar edhe roli i Policisë Rrugore, si dhe niveli i kontrollit ndaj drejtuesve problematikë. Beçi theksoi gjithashtu përgjegjësinë e pushtetit vendor për vendosjen e tabelave vertikale dhe horizontale të qarkullimit, të cilat mund të ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë rrugore. “Faji kryesor është i drejtuesit të mjetit, drejtoi mjetin në gjendje të...