Aksidenti tragjik në aksin Elbasan-Librazhd ku humbi jetën 7-vjeçari, shoqërohet për sqarime në polici regjisori Petri Bozo
Një fëmijë 7 vjeç është përplasur për vdekje këtë të hënë nga një mjet në aksin Elbasan-Librazhd. Burime nga policia bëjnë me dije se fëmija është përplasur pranë shkollës, për aty ku ishte nisur përpara se të aksidentohej. Shoferi i automjetit ishte regjisori dhe producenti Petri Bozo, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen. “Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin Petri Bozo, 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. Një nga dëshmitarët e ngjarje ka deklaruar për mediat, se autori pretendonte se ka qenë duke lëvizur me vetëm 10 kilometra në...
Burimi:
top-channel.tv