Aksidentet e shumta në Lushnjë-Rrogozhinë, mungesa e mbikalimeve dhe shitësit ambulantë shtojnë rrezikun

Aksidentet e shumta në Lushnjë-Rrogozhinë, mungesa e mbikalimeve dhe shitësit ambulantë shtojnë rrezikun

Autostrada Lushnjë-Rrogozhinë është një nga akset rrugore me numrin më të lartë të aksidenteve, ku përveç përplasjeve dhe daljeve nga rruga, problem mbeten edhe këmbësorët, të cilët kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin duke rrezikuar jetën çdo ditë. Problem janë gjithashtu edhe shitësit ambulantë dhe fermerët, të cilët kanë ngritur tezga ngjitur me rrugën, duke u kthyer në një burim rreziku për aksidente. Megjithatë, rreziku më i madh shpeshherë janë këmbësorët përgjatë fshatrave ku kalon kjo autostradë, pasi në disa raste banorët tentojnë të kalojnë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të drejtuesve të automjeteve. Siç shihet edhe nga pamjet, ky fenomen vijon çdo ditë në këtë segment rrugor. Të pyetur se përse zgjedhin të kalojnë...