Aksident tragjik në Laç! Makinat përplasen kokë më kokë, humb jetën 25-vjeçari dhe plagosen dy të rinj

Aksident tragjik në Laç! Makinat përplasen kokë më kokë, humb jetën 25-vjeçari dhe plagosen dy të rinj

Një aksident i rëndë i regjistruar mbrëmjen e së hënës në qytetin e Laçit ka përfunduar me një viktimë dhe dy të plagosur. Rreth orës 22:00, janë përplasur dy automjete, njëri me drejtues shtetasin A. Z. dhe tjetri me drejtues shtetasin G. Xh. Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, pasagjer në automjetin që drejtohej nga G. Xh. Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Xh., 23 vjeç, si edhe pasagjeri tjetër, shtetasi L. F., 23 vjeç, janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, shtetasi A. Z. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Njoftimi i policise Rreth orës 22:00,...