Aksident në unazën e Patosit, përplasen dy automjete, plagosen gruaja dhe fëmijët e njërit drejtues
Një aksident rrugor është regjistruar në unazën e Patosit, ku janë përplasur dy automjete, duke lënë disa persona të lënduar. Sipas informacionit paraprak, në aksident janë përfshirë dy mjete, një tip “Benz” me drejtues shtetasin me iniciale L. M dhe një mjet tip “Citroen” me drejtues shtetasin T. M. Si pasojë e përplasjes së fortë, janë lënduar bashkëshortja dhe fëmijët e drejtuesit të mjetit “Citroen”. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca, të cilat kanë transportuar të lënduarit drejt Spitalit Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, në vendin e aksidentit ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Burimi:
sot.com.al