Aksident në Peqin, dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të lënduar rëndë

Aksident në Peqin, dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të lënduar rëndë

Foto Ilustruese PEQIN- Një tjetër aksident është shënuar ditën e parë të këtij viti. Bëhet me dije se rreth orës 10:05 në aksin Peqin- Rrogozhinë dy amutomjete janë përpalsur me njëra-tjetrën në fshatin Karinë. Si pasojë e aksidentit, raportohet se të paktën 3 persona janë lënduar rëndë, të cilët janë transportuar në spital për ndihmën e parë mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./ZËRI