Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në Novoselë, ku janë përplasur një automjet tip Volkswagen dhe një motomjet. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar. Ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të veprimeve hetimore.
Burimi:
sot.com.al