Aksident në Librazhd, shoferi përplas për vdekje këmbësoren 67-vjeçare
Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku drejtuesi i një makine ka përplasur këmbësoren 67-vjeçare në aksin Librazhd-Prrenjas. Policia ka arrestuar në flagrancë shoferin 38-vjeçare. Librazhd Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. O., 38 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Rreth orës 19:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti që drejtonte 38-vjeçari ka përplasur këmbësoren, shtetasen H. B., rreth 67 vjeçe.Si pasojë e aksidentit, shtetasja H. B. ka humbur jetën. Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme Top Channel
Burimi:
top-channel.tv