Aksident në Dushk të Lushnjës, zetori humb kontrollin dhe përmbyset, ndërron jetë drejtuesi 70-vjeçar
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk të Lushnjës, ku si pasojë ka humbur jetën një 70-vjeçar. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur rruga e Rezervuarit. Mjet bujqësor tip Zetor dhe rimorkio me drejtues shtetasin Hekuran Riza Xhelo, i cili ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë rruge dhe duke u përmbysur. Si pasoje drejtuesi 70-vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv