Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ Përplasen dy automjete dhe përfundojnë në kanal, plagosen dy persona
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Tiranë–Durrës, ku dy automjete janë përfshirë në një përplasje të fortë. Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes, të dy mjetet kanë dalë nga korsia dhe kanë përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur efektivët e Policisë, të cilët kanë nisur veprimet hetimore për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet që çuan në përplasjen e dy mjeteve. Ndërkohë, qarkullimi në zonë është zhvilluar me ngadalësim...
Burimi:
sot.com.al