Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen babë e bir, nisen me urgjencë drejt Spitalit të Traumës
Nga aksidenti i këtij mëngjesi në aksin Maqellarë-Peshkopi në vendin e quajtur “Grevë” kanë mbetur të plagosur rëndë babë e bir. Burime nga spitali Rajonal Dibër bëjnë me dije se shtetasit Ylli Melani 70 vjeç , Alban Melani 36 vjeç, po marrin ndihmën e parë në spitalin Rajonal Dibër, jashtë rrezikut për jetën Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa siç shihet mjeti BMW që ishte me drejtim nga Peshkopia drejt Maqellarës, ka dalë në sens të kundërt dhe ka goditur furgonin. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv