Aksident në aksin Elbasan-Peqin, trajleri përplaset me anësoret e rrugës

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, trajleri përplaset me anësoret e rrugës

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aksin Elbasan-Peqin, ku një trajler ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me anësoret e rrugës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesin e mjetit e ka zënë gjumi gjatë lëvizjes, duke shkaktuar humbjen e kontrollit mbi trajlerin. Si pasojë, mjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.