Aksident në aksin Elbasan-Cërrik, makina përfshihet nga flakët pas përplasjes me furgonin e pasagjerëve
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Elbasan-Cërrik, ku një makinë është përplasur me një furgon pasagjerësh dhe më pas është përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë, ndërsa menjëherë pas aksidentit makina ka shpërthyer në flakë. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar në asnjërin prej mjeteve. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të vënë nën kontroll dhe shuar zjarrin që përfshiu automjetin. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Burimi:
sot.com.al