Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Aksident me vdekje në Librazhd, 64-vjeçarja përplaset nga automjeti dhe humb jetën
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”. Sipas asaj që raporton policia, rreth orës 13:30, automjeti i drejtuar nga shtetasi O. B., 31 vjeç, ka përplasur shtetasen F. H., 64 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën. 31-vjeçari është shoqëruar në polici, ndërsa materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Top Channel