Aksident me vdekje në aksin Berat-Dimal/ Motori godet nga pas makinën, “fluturon” në ajër pasagjeri (EMRI)
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Otllak. Një motor ka goditur nga pas mjetin “BMW” që ishte në ecje dhe si pasojë e goditjes pasagjeri i motorit ka “fluturuar” në ajër dhe është përplasur në rrugë, duke gjetur vdekjen. Viktima është shtetasi Adrian Azemi, 57 vjeç, banues në fshatin Lapardha, ndërkohë që drejtuesi i motorit Alban Gajda,35-vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve,jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, ndërsa po kryhen hetimet e para në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.
Burimi:
sot.com.al