Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar (Emri)

Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar (Emri)

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në provincën e Trentos, Itali. Ngjarja ndodhi paraditen e së dielës, 12 korrik, në zonën e Bezzecca. Viktima është identifikuar si Renis Domi, i cili prej vitesh jetonte në Concesio. Sipas mediave italiane, Domi po lëvizte me motoçikletë kur u përplas me një automjet që drejtohej nga një grua 67-vjeçare. Rreth 100 metra pas tij udhëtonte edhe partnerja, gjithashtu me motoçikletë, e cila u bë dëshmitare e aksidentit fatal. Përplasja rezultoi fatale për 42-vjeçarin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesja e automjetit u transportua në spitalin e Trentos në gjendje të rëndë. Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës dhe Policia Rrugore, e cila ka nisur hetimet për të...