Aksident i rëndë në aksin Krutje–Pushimi i Shoferit/ “Benz”-i përfundon në kanalin me ujë, në mjet babai dhe djali

Aksident i rëndë në aksin Krutje–Pushimi i Shoferit/ “Benz”-i përfundon në kanalin me ujë, në mjet babai dhe djali

Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë mesditën e sotme. Aksidenti ka ndodhur në aksin Krutje–Pushimi i Shoferit. Drejtuesi i mjetit tip Benz, i cili ishte në prani të djalit të mitur, ka humbur kontrollin e mjetit, duke mos arritur ta mbajë në karrexhatë dhe më pas ka përfunduar i përmbysur në një kanal me ujë. Kanë qenë dy djem të zonës të cilët kanë ndërhyrë menjëherë për të nxjerrë dy personat nga makina. Ndërhyrja e menjëhershme bëri që të dy personat që ndodheshin në mjet të dilnin shëndoshë e mirë. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse së bashku me policinë dhe ambulancën, ku këta të fundit kanë transportuar dy personat në spital për të...