Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Librazhd, automjeti del nga rruga, humb jetën 19-vjeçari

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Librazhd, automjeti del nga rruga, humb jetën 19-vjeçari

Në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”, në fshatin Mengël, automjeti që drejtohej nga shtetasi K. B., 19 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. B. ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.