Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vdekje babanë e ministres Pirdeni
Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë. Mësohet se babai i ministres Adea Pirdeni, i cili po lëvizte me biçikletë është përplasur nga një 31-vjeçar që drejtonte një motor. Si pasojë e plagëve ai ka ndërruar jetë në spital. Njoftimi i policisë: Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv