‘Ajri i Tiranës, në nivele alarmante të ndotjes’, Bashkia e pranon: Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (zonat)

‘Ajri i Tiranës, në nivele alarmante të ndotjes’, Bashkia e pranon: Gazra toksikë dhe substanca kancerogjene (zonat)

Nga maja e Dajtit, Tirana duket sikur merr frymë me vështirësi. Në ditët kur qielli duhet të jetë i kthjellët, mbi qytet qëndron një shtresë gri e varur mes tokës dhe horizontit. Banorët e njohin mirë. E quajnë smog. Për vite me radhë, ndotja e ajrit ka qenë pjesë e bisedave të përditshme, por shpesh ka mbetur një shqetësim i paqartë dhe i pamatshëm. Tashmë, vetë Bashkia e Tiranës i ka dhënë formë konkrete këtij realiteti përmes “Planit të Veprimit për Menaxhimin e Cilësisë së Ajrit 2026-2040”, i hartuar nga Qendra e Monitorimit të Mjedisit dhe i diskutuar në Këshillin Bashkiak, i cili dokumenton nivele alarmante të grimcave të imëta, gazrave toksikë dhe ndotësve të lidhur kryesisht me trafikun urban. Shifrat tregojnë se në disa...