“Ai pis më ka shkatërruar familjen…” Veliaj kërkon aktet, SPAK: I ka refuzuar, ka ofenduar prokurorin

“Ai pis më ka shkatërruar familjen…” Veliaj kërkon aktet, SPAK: I ka refuzuar, ka ofenduar prokurorin

Me debate është shoqëruar seanca e sotme në GJKKO për dosjen e Erion Veliajt dhe 29 të pandehurve të tjerë, seancë e cila u shty. Pas njoftimit të shtyrjes së seancës, avokati i Erion Veliajt, ish-deputeti i PS Plarent Ndrecaj, ka deklaruar se klienti i tij nuk është njohur me aktet dhe se kërkon që fashikujt t’i marrë me inventar. SPAK ka deklaruar se Veliajt i janë dhënë aktet por ai i ka refuzuar, dhe se tani ndodhen në një dhomë në IEVP Durrës. Prokurori Ols Dado ka deklaruar se Veliaj e ka ofenduar para oficerit gjyqësor që ka shkuar për t’i dorëzuar aktet, duke thënë ndër të tjera se ai i ka shkatërruar familjes, dhe se “dy abortet e fëmijëve të mi nuk ua...