AGSH kundërshton rregulloren e re të GJKKO-së për kamerat dhe celularët në sallat e gjyqeve: Kufizon punën e gazetarëve
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar ndaj rregullores së re të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator, duke shprehur shqetësim se ndryshimet e parashikuara cenojnë lirinë e medias dhe ushtrimin e profesionit të gazetarit. Sipas AGSH-së, një nga pikat më problematike është ndalimi i përdorimit të telefonit celular nga gazetarët gjatë seancave gjyqësore. “Telefoni celular nuk është thjesht një pajisje elektronike, por mjeti bazë i punës së gazetarit për raportim në kohë reale, komunikim me redaksinë dhe informim të publikut”, thuhet në reagim. Asociacioni vlerëson se kjo masë “nuk i shërben administrimit të drejtësisë, por kufizon në mënyrë të pajustifikuar të drejtën kushtetuese të informimit publik”, veçanërisht në një...
Burimi:
sot.com.al