AgroBlend mashtron fermerët me plehrat kimikë, tregton ure të falsifikuar ose tjetërsuar

AgroBlend mashtron fermerët me plehrat kimikë, tregton ure të falsifikuar ose tjetërsuar

Prej disa javësh, Qendra ALERT ka marrë ankesa nga fermerë të ndryshëm për një produkt plehërues (pleh kimik, URE), që në pamje duket ndryshe nga produkti i zakonshëm dhe që nuk ka dhënë rendiment në tokat ku është përdorur dhe perimet apo frutat e tyre. Me foto e video, fermerë nga zona të ndryshme të vendit, i janë drejtuar Qendrës ALERT , duke shprehur shqetësimin e tyre për një mashtrim të mundshëm. Bëfej fjalë pikërisht për produktin Ure nga kompania AgroBlend, me numër regjistrimi në Shqipëri 1817/1, datë 13.12.2024, me origjinë Turkmenistan dhe  prodhuar, më saktë ambalazhuar në muajin shkurt 2026. Në këto kushte, për të mos besuar vetëm pretendimet e fermerëve, Qendra ALERT doli në terren, duke blerë produktin URE nga 4 kompani që...