AEROPORTI I VLORËS, GJYQI QË PO BËHET NË FACEBOOK/ Dy palë shpallin fitoren, por dokumentet tregojnë një luftë ende të hapur
Speciale–Analizë Behgjet Pacolli akuzon “pengmarrje”, vetëgjyqësi dhe heshtje institucionale. “2A Group” kundërpërgjigjet me akuza për vendime të paracaktuara, konflikt interesi dhe interesa “offshore”. Mes deklaratave të forta dhe vendimeve që mbivendosen, një gjë është e sigurt: Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës po rrezikon të kthehet nga projekt strategjik në simbol të paaftësisë së shtetit për të administruar një konflikt brenda një koncesioni publik. Beteja për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës nuk po zhvillohet më vetëm në sallat e gjykatave. Ajo është zhvendosur me intensitet të pazakontë në Facebook, në deklarata publike, video nga kantieri dhe akuza të drejtpërdrejta mes ortakëve. Secila palë paraqitet si pronarja e së drejtës. Secila publikon vendimin që e favorizon dhe hesht për atë që e dëmton. Ndërkohë, publikut i serviren dy versione...
Burimi:
ntv.al