“Administrata bashkohuni me popullin”/ Thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme: Të jemi sa më shumë…
Një thirrje e fortë u shpërnda dje nga protestuesit për tubimin e ditës së sotme. Ndërsa revolta kundër qeverisë la pas ditën e saj të 12-të, qytetarët kërkuan një mobilizim akoma më të madh për t’iu përgjigjur asaj që e konsiderojnë si provokim nga ana e kryeministrit. Pasi Edi Rama njoftoi mbajtjen e një antimitingu në Sheshin “Italia” në të njëjtin orar me protestën, reagimi i sheshit ka qenë i menjëhershëm. Organizatorët dhe qytetarët aktivë po u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që të vërshojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të treguar forcën e tyre përballë asaj që e quajnë “antimiting të Ramës me administratën”. “Nesër të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës me administratën e tij!” është kryefjala e thirrjeve që...
Burimi:
sot.com.al