A ke besë? Po institucione?

A ke besë? Po institucione?

Nga Lutfi Dervishi A ke besë? Po institucione? “Është qeverisja, or budall” BESA është ndoshta përpjekja konceptuale më serioze që ka dalë ndonjëherë nga një qeveri shqiptare për të reflektuar mbi vetë mënyrën e qeverisjes. Ajo pranon diçka të pazakontë për një qeveri në pushtet prej tre mandatesh: problemi është besimi. Besa, e thotë troç se protesta e flamingove nuk ishte “mosmirënjohje” siç e përshkruan vetë kryebashkiaku i sajuar në anekdotën hyrëse, por shprehje e një shoqërie që ka hyrë në fazë tjetër zhvillimi. Ky pranim, në vetvete, është hap prapa nga arroganca e deklaratave të fundit dhe i lë në hije historitë me agjenturat, algoritmet dhe “armiqtë e radhës”. Por dokumenti prej 40 faqesh e kupton më mirë simptomën sesa diagnozën dhe harron elefantin...